
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, Plarent Ndreca, dha të tjera hollësi lidhur me takimin e e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu me Veliajn në burgun e Fierit tre ditë më parë.
I ftuar në Opinion, Ndreca tha se takimi është bërë në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit dhe aty kanë qëndruar për 90 minuta.
“Ministri i Drejtësisë Gogu ka qëndruar 1 orë e gjysmë me Veliajn. Takimi është bërë në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit. Kjo nuk është një ngjarje me një shkrepje të rrufesë. Vjen si pasojë e një mesazhi nga ana e Veliajt për zgjedhjet në Beograd. Që prej atij çasti ka pasur një ndryshim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore ndaj Veliajt.” – tha Ndreca.