Takimi i Veliaj me Gogun në zyrën e drejtorit të burgut? Ferhati zbulon detaje nga vizita në Fier

2 Nëntor 2026 | 22:20

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka treguar më shumë detaje për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas transferimit në burgun e Fierit.

Sipas gazetarit, takimi nuk është zhvilluar në qelinë e Veliajt, por në zyrën e drejtorit të burgut. Ferhati theksoi se, për takimin e tij me Veliajn, ministri Gogu ka marrë leje me shkrim nga prokurorët e SPAK-ut dhe se stafi i burgjeve i ka krijuar lehtësitë ministrit për të zhvilluar një takim komod.

“Ministri duhet të marrë një leje te SPAK për takimet që autorizon, kërkesë me shkrim, se duhet të japin pëlqimin prokurorët e çështjes, në këtë rast Altin Dumani dhe Ols Dado, që të lejohet një person i paraburgosur të takojë një individ jashtë personave që nuk parashikohen në ligjin për trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur.

Është një ndër burgjet më të reja në fakt që janë bërë në Shqipëri, me kushte dhe më të mira se ai i Durrësit, shumë më të mira edhe në hapësirë dhe në trajtimin e takimeve e të tjerë me radhë. Atje ka libër shërbimi, kam hyrë dhe unë, ka libër shërbimi. Autoritzohet, ka identitet. Sigurisht që këto nuk janë bërë te ministri, por një takim normal për të inspektuar dhe për të parë shqetësimet që ka ngritur një i paraburgosur që nuk është një i paraburgosur i zakonshëm, duhet ta pranojmë, apo jo?

Është, në fund të ditës, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të shkojë ministri në orën 22:30, pak para mesnate, të takojë dhe të njihet me shqetësimet! Dhe zoti Gogu këtu ka shkuar pasi iu vërsulën edhe në grup parlamentar.

Po, sigurisht që atje të gjithë stafi i burgut, duke qenë se janë në varësi, i kanë krijuar facilitetet ministrit për të krijuar një takim komod. Unë nuk besoj që takimi është zhvilluar në qelinë e Erion Veliajt.

Takimi është bërë në zyrën e drejtorit të burgut. Sipas informacioneve, zoti Veliaj pra është mbajtur në observim, jo në të gjithë, sepse ligji parashikon deri në tetë apo dhjetë ditë mos gaboj që të mbahet në observim, sepse hapet kartela mjekësore e tjerë me radhë, për t’u parë se në çfarë qelie do sistemohet. Periudha është mbajtur për dy ditë mos gaboj, edhe na ka dalë i vetëm, sigurisht, sepse duhet të krijohet dhe një raport personaliteti, sepse aty ka persona të tjerë të cilët ndoshta mund të jenë kundërshtarë të zotit Veliaj dhe kërcënohet jeta.

Ndërkohë, po që të paktën nga raportimi publik i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, transferimi i zotit Veliaj është kryer për arsye sigurie.

Duhet parë edhe ajo klasifikimi sekret, që burgjet tentojnë në fakt të fshihen, apo relacioni. Nuk është se ka një lëvizje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, i cili ndoshta ishte nevoja për të parë nëse ka vend për një hetim penal, krahas një inspektimi që zoti Gogu vetë, para pak ditësh, pra zoti Gogu e kishte bërë, e kishte urdhëruar një inspektim administrativ për të parë procedurat, si janë ndjekur apo jo”, u shpreh Ferhati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjekmarkaj përjashton Qorin nga bashkëpunimi, i ‘shtrin dorën’ Shehajt dhe Lapajt

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
22:29 | 02/11/2026

“Ka punuar me Flamingot kundër”, Baçi: Rama po u dërgon SMS socialistëve, me Erionin s’keni më punë

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews, gazetari Agim Baçi është shprehur se përplasja e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut...
21:39 | 02/11/2026

“Takimet nuk lejohen në orën 22 e 30”, Ferhati zbardh detaje nga vizita e Gogut te Veliaj

Gazetari Eni Ferhati i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me detajet rreth takimit të...
21:36 | 02/11/2026