
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, pohoi se kishte pasur komunikim të tensionuar me kryeministrin Rama që prej transferimit të Veliajt në burgun e Fierit deri ditën e sotme.
Plarent Ndreca tha se Rama e kishte fyer dhe e akuzon si nxitës të pavarësisë së Veliajt nga Rama.
“Me kryeministrin kemi pasur komunikim shumë të tensionuar, edhe sot, me fyerje e sharje. Ai beson se unë jam nxitësi i reagimeve të kryebashkiakut Veliaj. Ai më akuzon se kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Çështja ndaj Veliajt nuk është më jurifike por është politike. Jam dëshmitar edhe i kërkesës ndaj Veliajt që të dorëzojë bashkinë e Tiranës.” – tha Ndreca.