Surpriza e madhe në Bergamo, Parma turpëron Atalantën në shtëpinë e saj
‘Superklasikja’ gjithmonë kështu është. Fituam sepse ishim më inteligjentë’-me këto fjalë kapiteni i Boca Juniors, Leandro Paredes u përpoq të minimizojë polemikat që shpërthyen pas fitores së ngushtë 1-0 të skuadrës së tij ditën e diel ndaj rivalëve të River Plate.
Ky i fundit e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë për shkak të dy episodeve polemizuese të ndëshkimit me karton të kuq nga arbitri Nicolas Ramirez. Episodi i parë u regjistrua kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga fillimi i ndeshjes me rezultatin 0-0, ndërsa kartoni i dytë i kuq u dha kur ndeshja po shkonte drejt fundit për një faull që ishte identik me atë të kryer nga futbollistët e Bocas dhe që u sanksionua me karton të verdhë.
‘Po shkatërrohet futbolli argjentinas. Nuk të lënë të konkurrosh; sezonin ardhshëm më mirë ta caktojnë që në fillim skuadrën kampione dhe në këtë pikë ne nuk do të marrim pjesë-tha kapiteni i River Plate, Nicolas Otamendi. Fjalë këto që tregojnë për një frakturë ndoshta të pariparueshme brenda grupit historik të kombëtares kampione të botës në Katar dhe që bien direkt mbi drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit(AFA).
Edhe sipas medias argjentinas, ngjarjet në Superklasiken e fundit tejkaluan çdo limit të tolerancës.
‘Skandal në Superklasike, Boca fiton me ndihmën e VAR dhe të arbitrit’-shkruan pa iu ardhur rrotull fjalëve në faqen e parë e përditshmja ‘Clarin’ më e lexuara në vend. Presidenti kontrovers i AFA, Claudio Tapia duket imun nga polemikat edhe pse prej kohësh akuzohet se ndërhyn te rezultatet e kampionateve argjentinase, ndërkohë që edhe drejtësia po e heton për evazion dhe pastrim parash të të ardhurave të padeklaruara të Federatës.
Polemikat për këtë Superklasike përfshinë edhe politikën. ‘Futbolli në vend është reflektimi i asaj si ka qenë politika përpara ardhjes së Javier Milei-shkruante në rrjetet sociale Ministri i Financave dhe tifoz i River Plate, Luis Caputo teksa komentonte ndeshjen.
Një pohim që nuk mori as edhe një ‘like’ apo të ripostohet nga vetë presidenti Milei që është tifoz i flaktë i Boca Jr.
Top Channel