Kryesore

Gazetari: Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un

00:00 - 03.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke iu referuar përplasjes Rama-Veliaj, pas pranimit publik nga ky i fundit se Toni Gogu kishte shkuar ta kërcënonte në emër të kryeministrit, gazetari Basir Çollaku u shpreh se ministri i Drejtësisë kishte shkuar si mafioz dhe jo si përfaqësues i institucionit që drejton.

Duke komentuar letrën e publikuar nga Erion Veliaj, Çollaku u ndal te fjalia e Edi Ramës: “Unë do të orientoj SPAK-un”, duke e cilësuar atë si thelbin e dëshmisë se kush e kontrollon këtë institucion.

Jemi në rrethanat e omertës, të kodit sicilian të heshtjes. Ministri i Drejtësisë ka shkuar aty se i është dukur vetja si Toni Montana, jo si Toni Gogu. Ka shkuar si mafioz me mesazh nga kryeministri. Paradite fjalën e Zotit, pasdite fjalën e banditëve

Në këtë mesazh kanosës unë shoh burgun e Fierit që është shndërruar si inceneratori i ri i Edi Ramës. Inceneratori se kemi edhe Erion Veliajn edhe Ergys Agasin, kemi dy njerëz që janë një magazinë sekretesh për punë kriminale dhe korruptive të Edi Ramës. Të dy janë vënë në shenjë trysnie, kanosje ekstreme. Aty mund të ndodhë shumëçka.

Përveç territorit që kontrollohet nga e pandehura e kutisë së kuqe, janë edhe këto. Dhe kur i thotë, ç’u bënë iranianët, rusët, kinezët te flamingot? U shqiptarizuan të gjitha dhe doli Erion Veliaj.

Dhe fjalia e Ramës që unë do të orientoj SPAK-un, ky është mesazhi kontrollues i këtij institucioni nga Edi Rama. Se të gjitha deklarimet publike për SPAK-un janë çuar nga Rama, do arrestosh Berishën, Metën… Veliajn, pra kanë qenë porosi publike. Nuk është sëkëlldisur që t’i çojë në mënyrë private. Të gjithë ata që kanë kaluar vettingun janë çuar atje nga Rama dhe tani i shërbejnë atij”, u shpreh Çollaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.