Avokati Anton Nrecaj ka thënë se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkeljet janë të shumta, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale.
Pas këtij rasti u suspenduan 11 zyrtarë policorë përfshirë drejtues të strukturave rajonale dhe të stacionit policor në Pejë. Po atë ditë, Këshilli Prokurorial suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.
Por, avokati Nrecaj ka deklaruar se nuk mund të largohet nga përgjegjësia as trajtimi i Zekajt në Gjykatë sepse kemi të bëjmë me shkelje të urdhrit mbrojtës.
“Gjyqtarët sipas ligjit thirren mbi të drejtën e diskrecionit që të vendosin mbi bazën e vullnetit të lirë se si mendojnë që është më e drejtë. Kjo nuk e largon nga përgjegjësia e moszbatimit të ligjit. Nuk mund të evitohet nga barra e drejtësisë edhe trajtimi në Gjykatë i rastit sepse këtu kemi shkelje të shumta. Kemi situatën kur ka pasur shkelje të urdhrit mbrojtës dhe viktima e ka raportuar policinë, sepse e kemi dëgjuar. Është rasti i parë i Arlindës që është dokumentuar një gjë e tillë. Përndryshe askush nuk do t’i besonte”, ka deklaruar Nrecaj në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi paralajmëroi me letër institucionet se jeta e saj është në rrezik. Vrasja ndodhi pasi u kthye nga Policia ku e paraqiti ish-bashkëshortin për kanosje.
Edhe
Një javë nga vrasja në duart e shtetit
Pas këtij rasti, ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Ndërkohë, në protestat që po mbahen tash e gati një javë, po kërkohet edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
-
Maliqi: Drejtori i Policisë është viktimë, përgjegjësia për rastin e Arlinda Zekajt bie mbi stacionin në Pejë
-
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrave e shkarkime edhe në gjyqësor
-
“Gjumi s’ka me ju marrë” – protestë në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt