Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Anulohet projekti i dy hoteleve në Palasë dhe Dhërmi, mungesë interesi nga investitorët

Share Share Icon

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut.

Shkak për anulimin është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese”, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën e përzgjedhjes së partnerit privat.

Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private, ku shteti vë në dispozicion prona në zona turistike, ndërsa investitori merr përsipër ndërtimin e objekteve publike dhe zhvillimin e strukturave hoteliere.

Skema përfshin tri zona të veçanta, një për funksione publike dhe dy për zhvillim hotelerie dhe shërbimesh turistike.

Qendra e shërbimeve publike është planifikuar pranë rrethrrotullimit të Palasës, në një pronë shtetërore me sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë. Ajo përfshin stacionin e policisë në Palasë, Policinë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, shërbimin zjarrfikës dhe shërbime shëndetësore e emergjence.

Në këmbim të financimit të këtyre objekteve, partneri privat do të zhvillojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.

Prona në Palasë, ku ndodhen funksione të stacionit të policisë, ka sipërfaqe prej 2,555 metrash katrorë, me një potencial orientues zhvillimi prej rreth 3,577 metrash katrorë.

Në Dhërmi, projekti përfshin pronën e Policisë Kufitare pranë vijës bregdetare, me truall rreth 1,500 metra katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej 312 metrash katrorë. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit ishte rreth 2,100 metra katrorë.

Sipas kushteve të konkurrimit, investitori privat duhej t’i kalonte Korporatës të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në secilën strukturë akomoduese.

Kjo pjesë do të shërbente si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike. Anulimi i procedurës në Palasë dhe Dhërmi pason edhe raste të tjera të projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare që janë anuluar ose rishpallur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve./ N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e akcizës për duhanin rrezikon 5 mijë kultivues vendas; Në 2030 taksimi barazohet me cigaret

Rreth 5 mijë kultivues vendas të duhanit vendas rrezikojnë aktivitetin e tyre nga ndryshimet për nivelin e akcizës, të propozuara me paketën e re f...

2 hours më parë 7 Min Lexim

ERE rishikon transferimin e aseteve në energji, përfshin depozitimin dhe pikat e karikimit

Operatorët e depozitimit të energjisë elektrike dhe të pikave të karikimit të automjeteve elektrike do të përfshihen shprehimisht në rregullat për ...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!