Mot me shi e shtrëngata në Shqipëri

Shqipëria të martën pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh pas orëve të pasdites.
Reshjet e shiu pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate











































