Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

3 Nëntor 2026 | 07:59

Një person, me shtetësi indiane sipas informacioneve paraprake, humbi jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve, teksa po përpiqeshin të uleshin në zonën e malit Everest, në Nepal. Lajmi u bë i ditur nga policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Një video që regjistron momentin e përplasjes fatale po qarkullon gjerësisht në internet.

“Një person humbi jetën në vendngjarje”, ndërsa një tjetër “u transportua në spital”, deklaroi për AFP, pa dhënë detaje të mëtejshme, Nabin Raja Budhathoki, shefi i policisë në rajonin e Solukhumbut.

Helikopterët e vegjël përdoren shpesh në malet e Himalajeve për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për zhvillimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Megjithatë, terreni tepër i vështirë dhe ndryshimet e papritura të kushteve meteorologjike i bëjnë fluturimet herë pas here shumë të rrezikshme.

Mijëra alpinistë dhe turistë vizitojnë çdo vit Nepalin, vendin ku ndodhen 8 nga 14 malet më të larta në planet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë të minutës së fundit nga administrata Trump, e cila i kërkonte asaj të ndërhynte në numërimin...
07:49 | 03/11/2026

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të kanë nisur sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit në Ngushticën e Hormuzit, thanë zyrtarët amerikanë. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi disa...
07:42 | 03/11/2026

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Britania dhe Franca do të udhëheqin një stërvitje ushtarake për të testuar aftësinë e një force shumëkombëshe për t’u vendosur në Ukrainë, nëse arrihet një...
07:34 | 03/11/2026