E martë, 3 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Politikë

Refuzimet nuk e ndalin Ramën, përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog ndaj protestuesve, ndërsa protestat kundër qeverisë, disa ditë më parë u shoqëruan me episode dhune dhe tensione.

Shefi i qeverisë ka nxjerrë sërish para godinës së kryeministrisë tryezën prje guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë simbolikisht thirrjen e kreut të qeverisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Rama ka deklaruar në vazhdimësi se është i gatshëm për dialog me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja e çështjeve përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.