Edhe sot, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët. Para godinës së Kryeministrisë sërish është vendosur sofra e gurtë me letrat me mbishkrimin DIALOG.
Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura, por deri tani përballet me refuzim për të dialoguar.