INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Aktori Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn, ja akuzat që ka ngritur

Aktori Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn, ja akuzat që ka ngritur

Publikuar më: 13:32 02-11-2026

Aktori i njohur Gazmend Paja i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj Elton Tozajt. Paja e akuzon këtë të fundit për përndjekje, shpifje dhe fyerje.

Sipas aktorit, Tozaj ka përmendur emrin e tij në rrjetet sociale duke hedhur akuza të pavërteta, si dhe e ka fyer me shprehje nënçmuese që cenojnë rëndë dinjitetin dhe figurën e tij publike.

“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e personazhit të showbiz-it dhe krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte e sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje nënçmuese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale”, thuhet në padinë e dorëzuar në gjykatë.