E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qafë Bota me orar, ja deri në ç’orë mund ta kaloni kufirin me Greqinë
Lajme

Qafë Bota me orar, ja deri në ç’orë mund ta kaloni kufirin me Greqinë

Pika e kalimit kufitar në Qafë Botë do të funksionojë me një orar të ri, pas rikthimit të orës dimërore në Greqi. Ndryshimi prek drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj, ndaj është e rëndësishme që udhëtarët të kenë parasysh fashën e re të shërbimit.

Sipas njoftimit zyrtar, kalimi në këtë pikë kufitare do të jetë i mundur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 21:00, sipas orës shqiptare. Ndërsa për udhëtarët që ndodhen në anën greke, orari përkatës do të jetë nga 08:00 deri në 22:00, sipas orës lokale të Greqisë.

Ndryshimi lidhet me përshtatjen e orarit të funksionimit të pikës kufitare pas kalimit të autoriteteve greke në orën dimërore.

Për të shmangur probleme apo vonesa gjatë udhëtimit, qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes Qafë Botës këshillohen të organizojnë lëvizjet e tyre brenda fashës së përcaktuar.

Orari i ri vlen si për personat që udhëtojnë drejt Greqisë, ashtu edhe për ata që kthehen në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.