Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, të cilat janë përplasur pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve. Sipas informacionit paraprak, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në këtë segment janë raportuar ndër vite dhjetëra aksidente, ku lagështira në rrugë është evidentuar nga drejtuesit si një prej faktorëve që rrit rrezikun e humbjes së kontrollit të mjeteve.













