Një pako e mbërritur më 1 nëntor në një dyqan në Tokio përmbante një surprizë: orën luksoze zvicerane që ishte vjedhur javën e kaluar dhe një letër ndjese të shkruar me dorë. Ora vlerësohet në më shumë se 260,000 euro.
Për kthimin e saj njoftuan të hënën gazeta Asahi Shimbun dhe media të tjera japoneze, të cilat iu referuan burimeve anonime pranë hetimit.
Të lidhura
None found
Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Nakano. Një burrë, i shtirur si blerës, kishte provuar një orë Audemars Piguet me vlerë 46 milionë jen dhe më pas kishte dalë nga dyqani me të ende në dorë.
Hetuesit verifikuan numrin serial dhe konfirmuan se ora e kthyer ishte ajo që ishte vjedhur. Dyqani refuzoi të jepte komente kur u kontaktua nga AFP, ndërsa, sipas Asahi Shimbun, policia e Tokios vijon kërkimet për burrin e dyshuar për vjedhjen.
E njëjta qendër tregtare kishte qenë skenë e një tjetër vjedhjeje në gusht, kur nga një dyqan tjetër u morën katër orë luksoze me vlerë më shumë se 1.13 milion euro.






