Bloomberg: SHBA synon t’i kërkojë NATO-s të rrisë fondet për furnizimin me armë të Ukrainës

Administrata e Donald Trump planifikon t’u kërkojë aleatëve të saj në NATO të rrisin fondet e tyre për furnizimin dhe dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë në nëntor, sipas informacionit të raportuar nga Bloomberg.
Iniciativa vjen ndërsa marrëdhëniet midis presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbeten të tensionuara dhe ndërsa një raund i ri negociatash paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin amerikan, po përgatitet për 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.
Bloomberg, duke cituar burime me njohuri për planet e Uashingtonit, raporton se administrata amerikane synon t’u kërkojë shteteve anëtare të Aleancës një kontribut më të madh financiar në programin e furnizimit me armë për Kievin.
Informacioni, nëse konfirmohet, sugjeron që administrata Trump po kërkon të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke ia kaluar më shumë barrën ekonomike aleatëve evropianë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



