Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke sjellë ndryshime në fashën orare gjatë së cilës do të kryhet lëvizja në këtë pikë kufitare.
Ky ndryshim pritet të ndikojë te qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Greqisë apo anasjelltas, ndaj sipas njoftimit zyrtar, shërbimi në pikën kufitare, do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë dhe nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën greke.
Qytetarët që planifikojnë të kalojnë përmes Qafë Botës këshillohen të marrin në konsideratë ndryshimin e orarit dhe të organizojnë udhëtimet në përputhje me të.













