Modelja shqiptare Angela Martini ka bërë publike ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, duke i dhënë fund spekulimeve që prej muajsh qarkullonin për marrëdhënien e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet shqiptare ajo thotë se historia e tyre e dashurisë i përket tashmë së kaluarës, teksa djali i tyre do të mbetet gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të dy.

“Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar ajo.

Martini i ka uruar ish-partnerit të saj më të mirat, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe.

“I uroj Dragosit gjithë lumturinë. Ju falënderoj për mirësinë dhe për respektimin e privatësisë sonë”, ka përfunduar modelja.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu kurorëzuan dashurinë e tyre në dhjetor të vitit 2017. Nga martesa kanë një djalë, Kyree.

Postimi i publikuar nga Angela Martini