E martë, 3 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sot në GJKKO seanca e radhës për Veliajn, avokati Ndreca paraqitet në Gjykatë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet këtë të martë seanca e radhës gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në sallën e gjyqit është paraqitur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ndërsa vetë kryebashkiaku nuk ka qenë i pranishëm.

Më herët, Veliaj ka deklaruar se do të paraqitet në seancë vetëm nëse i garantohet mundësia të qëndrojë në sallën e gjyqit dhe jo në kafazin e të paraburgosurve.

Seanca e sotme vjen pas shtyrjes së seancës së 27 tetorit, e cila nuk u zhvillua për shkak të mungesës së avokatëve.

Më 28 tetor, Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Lëvizja u krye me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.