Xhuli Nura ka rikujtuar eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë me ndjekësit një mesazh për nominimet dhe qëndrueshmërinë në lojë.

Reagimi i saj erdhi pasi Anjeza Gubeti u përzgjodh nga publiku si banorja që do të shkojë në nominim të përhershëm.


Duke iu referuar këtij vendimi, Xhuli e ktheu vëmendjen te rrugëtimi i saj në edicionin ku mori pjesë, duke treguar se kishte kaluar plot 16 herë në nominim.

Foto: Screenshot/Instagram

“Për mua, asgjë nuk është nominimi i përhershëm. 16 herë kam qenë e nominuar dhe si zonjë e kam çuar deri dy orë para se të përfundonte Big Brother VIP Kosova, pas tre muaj e tre ditë qëndrimi”, u shpreh ajo.

Më tej, ish-banorja theksoi se nominimet nuk duhet të shihen si arsye për t'u frikësuar, por si një motivim shtesë për të vazhduar lojën.

“Lojtari i fortë nuk i frikësohet nominimit, vetëm të motivon”, shtoi Xhuli.

Përmes këtij reagimi, ajo solli në vëmendje përvojën e saj në shtëpinë më të famshme, duke lënë të kuptohet se përballja me nominimet është pjesë e lojës dhe se rëndësi ka mënyra se si një banor i përballon ato. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com