Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026
Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se po vlerësohet mundësia e depozitimit të një kallëzimi penal për kërcënimet që, sipas kryebashkiakut të Tiranës, i janë përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Në një prononcim për mediat, Ndreca tha se për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe avokatët e huaj, ndërsa theksoi se çdo hap ligjor duhet të bëhet pasi të merret konfirmimi i Veliajt.

“Jemi duke e vlerësuar kallëzimin penal. Duhet të më mirëkuptoni edhe vështirësinë tani në komunikimin me Veliajn, sepse më duhet të shkoj çdo ditë 300 km kur e kam të mundur, sepse janë çështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin e klientit. Janë bërë me dije edhe avokatët e huaj dhe po e vlerësojmë”, deklaroi Ndreca.

Avokati hodhi poshtë pretendimet për përfshirjen e Veliajt në financimin e protestave studentore dhe sfidën publike që kryebashkiaku i ka drejtuar Ramës për të paraqitur prova.

“Nuk kam marrë pjesë në protesta. Unë jam pjesë e PS, ka mënyra të ndryshme për të reflektuar mbi protestat. Veliaj nuk ka mundësi objektive që të bëjë nga këto akuza. Ai i ka bërë ftesë publike Ramës: nxirrni provat”, u shpreh ai.

Ndreca foli edhe për një komunikim që, sipas tij, ka pasur me kryeministrin Edi Rama rreth 20 ditë më parë. Avokati tha se i ka bërë të qartë se, në rast konflikti mes interesave politike dhe mbrojtjes ligjore të Veliajt, do të zgjidhte këtë të fundit.

“Ashtu siç ia kam thënë kryeministrit, nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të qarkut të Tiranës, të PS-së apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj, unë do të mbroj interesat ligjore si person që ka nevojë për mbrojtje ligjore. Kjo mund të më kushtojë, por është më e rëndësishme të mbrohen të drejtat e njeriut”, deklaroi Ndreca.

Sponsorizuar

Ai shtoi se këtë qëndrim ia kishte komunikuar Ramës që para 20 ditësh, ndërsa paralajmëroi se në momentin e duhur do të bëjë publike edhe detajet e komunikimit.

I pyetur nëse përplasja mes Ramës dhe Veliajt do të përdoret në Gjykatën e Strasburgut, Ndreca u përgjigj se çdo veprim me origjinë institucionale apo politike që ka ndikuar në veprimtarinë politike dhe institucionale të Veliajt, si dhe në të drejtat dhe liritë e tij, është përdorur dhe do të përdoret në proceset ligjore.

Sa i përket takimit mes ministrit Toni Gogu dhe Veliajt në burgun e Fierit, Ndreca tha se klienti i tij nuk kishte paraqitur kërkesë për takim me ministrin. Sipas avokatit, nëse qëllimi i Gogut ishte inspektimi i kushteve në institucionin e vuajtjes së dënimit, ai duhej ta kryente këtë detyrë në mënyrë zyrtare dhe i shoqëruar nga inspektorët përkatës.

“Nuk ka të drejtë ministri i Drejtësisë të takojë një të pandehur që është nën gjykim nga gjykata dhe nuk mund të takohet në zyrën e drejtorit të burgut. Nëse ka për qëllim inspektimin, duhet të shkojë në qeli, por jo takim me të pandehurin”, deklaroi Ndreca.

Deklaratat e avokatit u bënë pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Erion Veliajt, e cila u caktua të zhvillohet më 17 nëntor.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Çfarë përmban letra e Veliajt, GJKKO jep përgjigje për kërkesat në letër, seanca e radhës më 17 nëntor

03/11/2026
Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit

Veliaj i dërgon letër GJKKO-së, kërkon që të lexohet publikisht në seancën e sotme

03/11/2026
Sot seanca ndaj Veliajt, avokati Haxhia është në Kinë

Sot seanca ndaj Veliajt, avokati Haxhia është në Kinë

03/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

Ndreca: Po vlerësojmë kallëzim penal për kërcënimet ndaj Veliajt, në dijeni edhe avokatët e huaj

03/11/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Çfarë përmban letra e Veliajt, GJKKO jep përgjigje për kërkesat në letër, seanca e radhës më 17 nëntor

03/11/2026
Veliaj publikon letrën për takimin me Toni Gogun në burg: Rama më kërkoi t’ia dorëzoj Bashkinë Arbër Hajdarit

Veliaj i dërgon letër GJKKO-së, kërkon që të lexohet publikisht në seancën e sotme

03/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.764 artikuj gjithsej