
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, nga tre në secilin prej automjeteve të përfshira në përplasje.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Hetimet për ngjarjen vijojnë.