60 mijë euro ka mundur të marrë autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit. E gjithë grabitja u zhvillua në vetëm 3 minuta. Autori, i cili ende nuk është identifikuar, u paraqit në ambientet e bankës i maskuar dhe përmes kërcënimit me anë të një mjeti që dukej si armë, arriti të merrte shumën e parave nga arka. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit, dyshohet se autori e njihte mirë planimetrinë e ambienteve dhe mënyrën e funksionimit të bankës. I maskuar me skafandër dhe i armatosur me pistoletë, ai ka kërcënuar rojën e sigurisë, duke e izoluar në pjesën fundore të bankës. Më pas ka kapërcyer banakun dhe ka marrë paratë që ndodheshin në sirtarin e arkës. Pas grabitjes, autori është larguar i pashqetësuar me një monopatinë, pa lënduar asnjë person. Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.