Aksioni ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, tre të arrestuar në Kosovë

Tre persona janë arrestuar në Kosovë në kuadër të një aksioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar kriminal që dyshohet se mashtronte qytetarët përmes platformave të rreme të investimeve.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar bastisje në pesë lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë M.P., I.H. dhe F.Z., të cilët dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjeve, policia ka sekuestruar përkohësisht vetura, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Sipas dyshimeve të hetuesve, personat e përfshirë paraqiteshin si agjentë ose ndërmjetës financiarë dhe mashtronin qytetarë, kryesisht gjermanishtfolës, duke i bindur të transferonin para për investime të pretenduara në instrumente financiare dhe kriptovaluta.

Policia bën të ditur se fitimet që paraqiteshin në platformat online dyshohet se ishin fiktive, ndërsa paratë e transferuara nuk investoheshin sipas premtimeve që u bëheshin viktimave.

Operacioni në Kosovë është pjesë e një aksioni ndërkombëtar, gjatë të cilit kontrolle janë zhvilluar edhe në Shqipëri, Qipro, Izrael, Finlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë. Në operacion kanë marrë pjesë prokurorë dhe hetues nga Gjermania, si dhe ekspertë të krimeve kibernetike nga Europol-i, ndërsa bashkëpunimi është lehtësuar nga Eurojust-i.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e dyshuar kriminale, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë dhe për të gjurmuar pasurinë që mund të jetë përfituar nga veprat penale.

Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve me mbi 4 milionë euro dëme, bastisje edhe në një call center në Kosovë

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika