Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të mërkurën vijimin e seancës për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila ka apeluar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga GJKKO. Ankimimi po shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja.
Ish-drejtuesja e SHISH, e cila akuzohet se ka ndihmuar në arrati biznesmenin Ergys Agasi dhe ka ndarë informacione sekrete me të, nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokati i saj.
Më herët, gjyqtari Kalaja ndryshoi masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, menaxherin e agro-turizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar se ka ndihmuar Ergys Agasin t’i shmanget arrestimit. Nga “arrest në burg” atij iu caktua “detyrim paraqitje”, pra e liroi nga qelia, por iu ndalua dalja jashtë vendit.
Ndërkohë, gjyqtari rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Fatjon Kalluçin, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg. Ai dyshohet se i dërgoi Ergys Agasit, rezultatet e ekspertizës në një nga makinat që tij i ishte sekuestruar nga SPAK.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Plaseni ne burg edepsizen...
Përgjigju







Komente
Komento