Çmimi për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare vendoset nga ish-fituesit e Topit të Artë. Çdo anëtar i jurisë zgjedh tre lojtarë, dhe vendi i parë sjell pesë, i dyti tre dhe i treti një pikë. Këtë vit, votuan 27 ish-fitues, ndërsa Michel Platini, Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo nuk i dërguan fletët e tyre të votimit.

Pas ceremonisë së Topit të Artë 2026 në Londër, zyrtarët e France Football dhe L'Equipe publikuan rezultatet zyrtare të votimit për kategoritë e ndryshme.


Çmimi “Talenti i Ri i Vitit” zuri vend në qendër të vëmendjes për shkak të kalibrit të jurisë, i cili përfshinte të gjithë fituesit e “Topit të Artë” në histori.

Sipas sistemit të pikëzimit, çdo legjendë zgjedh tre futbollistë nën moshën 21 vjeçare (që nga 31 korriku 2026) sipas renditjes së meritës, duke i dhënë 5 pikë të parit, 3 të dytit dhe 1 të tretit.

Midis atyre që ishin përgjegjës për votimin ishte Lionel Messi. Mbajtësi i rekordit të të gjitha kohërave për Topin e Artë, me tetë trofe në emrin e tij, bëri një zgjedhje që ndryshoi ekuilibrin në garën më të ngushtë, pasi votoi Lamine Yamal me 5 pikë, Pau Cubarsin me 3 pikë dhe Ibrahim Maza me 1 pikë.

Në fund të fundit, vota e Messit kishte një peshë të madhe kur u shpall rezultati përfundimtar: Yamal u kurorëzua fitues me 96 pikë, krahasuar me 94 të Cubarsit.

Një diferencë shumë e vogël prej vetëm dy pikësh vulosi fitoren e tretë radhazi të Lamine Yamal në këtë çmim (2024, 2025 dhe 2026).

Nëse dy pozicionet e tyre të para do të ishin përmbysur, trofeu do të kishte ndërruar duar.

Por, si ishte renditja përfundimtare dhe si votuan legjendat për çmimin “Talenti i ri i Vitit 2026”.

Renditja përfundimtare: Talenti i Ri i Vitit 2026

1.Lamine Yamal (Spanjë, FC Barcelona): 96 pikë

2.Pau Cubarsi (Spanjë, FC Barcelona): 94 pikë

3.Warren Zaire-Emery (Francë, Paris Saint-Germain): 20 pikë

4.Lennart Karl (Gjermani, Bayern Munich): 10 pikë

5.Yan Diomande (Bregu i Fildishtë, RB Leipzig): 8 pikë

6.Ayyoub Bouaddi (Marok, Lille/Man City): 7 pikë

7.Kerim Alajbegovic (Bosnjë dhe Hercegovinë, RB Salzburg/Juventus): 5 pikë

8.Eli Junior Kroupi (Francë, AFC Bournemouth): 2 pikë

9.Ibrahim Maza (Algjeri, Bayer Leverkusen): 1 pikë

10.Johan Manzambi (Zvicër, SC Frieburg/Aston Villa): 0 pikë

Pjesë e votuesve ishin legjenda tjera si Karl-Heinz Rummenigge, Marco Van Basten, Roberto Baggio, George Weah, Ronaldinho, Rivaldo, Luka Modric dhe shumë të tjerë.

Të vetmit fitues të Topit të Artë që nuk votuan në këtë rast ishin Michel Platini (1983, 1984, 1985), Zinedine Zidane (1998) dhe Cristiano Ronaldo (2008, 2013, 2014, 2016, 2017).

Ja votat e të gjithë fituesve të Topit të Artë:

Gianni Rivera (1969): 1.Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3.Kerim Alajbegovic

Oleg Blokhin (1975): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3. Warren Zaire-Emery

Allan Simonsen (1977): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Warren Zaire-Emery

Karl-Heinz Rummenigge (1980, 1981): 1.Pau Cubarsi, 2.Lennart Karl, 3.Lamine Yamal

Igor Belanov (1986): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Eli Junior Kroupi

Ruud Gullit (1987): 1.Pau Cubarsi, 2.Ayyoub Bouaddi, 3.Lennart Karl

Marco van Basten (1988, 1989, 1992): 1.Pau Cubarsi, 2.Lennart Karl, 3.Warren Zaire-Emery

Lothar Matthaus (1990): 1.Lamine Yamal, 2.Yan Diomande, 3. Pau Cubarsi

Jean-Pierre Papin (1991): 1.Lamine Yamal, 2.Warren Zaire-Emery, 3.Pau Cubarsi

Roberto Baggio (1993): 1.Pau Cubarsi, 2.Lennart Karl, 3.Kerim Alajbegovie

Hristo Stoichkov (1994): 1.Pau Cubarsi, 2.Yan Diomande, 3.Lamine Yamal

George Weah (1995): 1.Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3.Warren Zaire-Emery

Matthias Sammer (1996): 1.Pau Cubarsi, 2.Warren Zaire-Emery, 3.Lamine Yamal

Ronaldo Nazario (1997, 2002): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Warren Zaire-Emery

Rivaldo (1999): 1.Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3.Yan Diomande

Luis Figo (2000): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Warren Zaire-Emery

Michael Owen (2001): 1.Lamine Yamal, 2.Warren Zaire-Emery, 3.Pau Cubarsí

Pavel Nedved (2003): 1.Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3.Ayyoub Bouaddi

Andriy Shevchenko (2004): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Ayyoub Bouaddi

Ronaldinho (2005): 1. Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3.Yan Diomande

Fabio Cannavaro (2006): 1.Pau Cubarsi, 2.Lamine Yamal, 3. Ayyoub Bouaddi

Leite Kaka (2007): 1.Lamine Yamal, 2.Warren Zaire-Emery, 3.Pau Cubarsi

Lionel Messi (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Ibrahim Maza

Luka Modric (2018): 1.Lamine Yamal, 2.Kerim Alajbegovic, 3.Warren Zaïre-Emery

Karim Benzema (2022): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Ayyoub Bouaddi

Rodri (2024): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Eli Junior Kroupi

Ousmane Dembele (2025): 1.Lamine Yamal, 2.Pau Cubarsi, 3.Warren Zaire-Emery

/Telegrafi/