Kryeministri Edi Rama është revoltuar gjatë një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, kur ajo i përmendi dhunën policore në protestat studentore.
Gjatë samitit në Bruksel, Rama tha se policët janë më të dhunuarit, ndërsa gazetarja e EuroNews, Maria Tadeo e sfidoi kryeministrin, duke i kujtuar se protestuesit mund të argumentojnë se forca është përdorur kryesisht nga policia.
Ajo po ashtu i kujtoi pretendimin që mund të kenë qytetarët, për pabarazi, pasi policia ka armë ndërsa protestuesit jo dhe tubojnë në mënyrë paqësore.
Në këtë moment, Rama u duk i revoltuar, duke iu përgjigjur: Po më provokoni?!
Më tej, kreu i qeverisë argumentoi se “do të largohet nga kjo punë, kur ai të mendojë se nuk ka nevojë të ndryshojë”.
Pjesë nga debati:
Rama: Policia ishte më e dëmtuar në këto demonstrata. Po të shihni media sociale dhe tv që marrin informacion nga mediat sociale ajo që do mendonit për atë që ka ndodhur në Shqipëri është unike për brutalitetin e policisë. Do të na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë.
Gazetarja: Kur folëm në Tivat besonit se kjo është e fryrë nga mediat sociale, por protestuesit mund te thonë që forca vjen nga policia dhe jo nga ata. Pra dikush thotë që po, policët janë lënduar, por protestuesit thonë që ka ndryshim mes dhunës së policisë dhe të protestuesve, sepse ata kanë armë dhe mund të argumentohet që ka situata që policët mund të lëndohet, protestuesit mund të thonë që nuk kemi as armë, jemi paqësorë.
Rama: Po më provokon, e ke seriozisht? Apo po më provokon që të kemi një diskutim interesant.
Gazetarja: Për këto imazhe, ju do të doni që në fakt të qetësoni sepse ka efekte për shkak të zgjerimit, apo mund të thoni se qeveria ime është e përgatitur të ndryshojë?
Rama: Ditën që do mendoj që unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj, jeta ime është një jetë ndryshime në të gjitha aspektet, edhe në martesë. Unë kam ndryshuar në cdo mënyrë sepse unë jetoj për ndryshimin. Kjo është ajo që bëj gjithë kohën.













