Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt i ka gjetur mjaft të rezervuar socialistët, të cilët kanë shmangur komentet për konfliktin mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës. Aurora Mara dhe Sara Mila nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa Lindita Nikolla është mjaftuar me një “Asnjë koment”.

Edhe Eduard Shalsi nuk ka dhënë një qëndrim, duke shpejtuar hapat në praninë e gazetarëve me justifikimin se i duhet të jetë në komision. I vetmi që ka pranuar t'i përgjigjet pyetjeve të Report TV për këtë përplasje ka qenë Ervin Hoxha, por edhe ai ka zgjedhur të jetë i kujdesshëm.

“Qëndrimet e mia mbi këtë përplasje i kam shprehur brenda familjes socialiste. Edhe kësaj radhe do t’i shpreh atje”, është shprehur Hoxha.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
1.3 / 5 (3 vlerësime)
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?