Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre.
Situata në zonë paraqitet e qetë pa incidente teksa qarkullimi i mjeteve është bllokuar për shkak të protestuesve.
Forcat e Policisë së Shtetit, u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të lirojnë kalimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit, ndërsa këta të fundit kanë refuzuar.
Tubimi vijon prej disa minutash, ndërsa lëvizja e mjeteve mbetet e bllokuar.














