E martë, 3 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Uncategorized

Përfshihet nga flakët bodrumi i një banese në Fier

Një bodrum i një banese private është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.

Zjarri është konstatuar nga të zotët e shtëpisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të banesës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit, i cili shkaktoi alarm te familjarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.