Gjatë qëndrimit të sotëm në Bruksel, kryeministri Edi Rama u prit edhe me protesta nga shqiptarët. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Në video dëgjohen protestuesit që i drejtohen vazhdimisht me thirrjen “Rama në burg”. Kreu i qeverisë shqiptare kthen kokën, pa dhënë ndonjë reagim.
Të lidhura
None found
Rama është ndeshur me kundërshtime të tilla edhe në udhëtime të mëparshme zyrtare jashtë Shqipërisë. Shqiptarët kanë organizuar protesta kundër tij në disa shtete të Evropës, por edhe në SHBA.








