• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do vazhdojë për sa kohë është “motra ime”

16:41 : 03/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, perspektivën e saj pas vitit 2030 dhe mundësinë e një anëtarësimi të pjesshëm e gradual në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama mbrojti marrëveshjen me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ndërsa nuk përjashtoi vazhdimin e saj edhe më tej.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen pas vitit 2030, në rast se Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, Rama u përgjigj me një batutë për homologen italiane.

Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë pas 2030 nëse shkoni në BE?

Lexo edhe:

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

VIDEO/ Rama u prit me protesta edhe në Bruksel: Burg, burg!

Rama: Nuk është një çështje kaq e madhe për të zënë mendjen e Europës. Është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Përdoret për qëllime të brendshme nga partitë që e shohin si mënyrë për të fituar vota. Por ky është një problem i madh, një sfidë civilizimi.

Çfarë do të ndodhë pas 2030-ës?

Rama: Doni të nxirrni një titull për “motrën time” në Romë, por nuk ua jap. Marrëveshja do të vijojë të jetë në fuqi deri në 2030, edhe 2050 për sa kohë aty të jetë “motra ime”.

Çfarë mendoni për versionin për të qenë anëtarësimin e pjesshëm dhe gradual në BE?

Rama: Është diskutuar në çdo rast. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, por ka të bëjë me vetë Europën. Kam bindjen se procesi duhet të jetë i bazuar në meritë. Është njësoj si patenta. Të duhet patentë, por edhe duhet të dish t’i japësh atij mjeti. Kërkojmë proces të bazuar në meritë, por të jenë të gjithë në meritë.

Ne jemi 7 fëmijët e Ursulës (Von der Leyen), por ajo nuk i rriti fëmijët jashtë shtëpisë. Të jemi të gjithë në tryezë dhe të anëtarësohemi sipas meritës. Edhe Serbia mund të jetë në tryezë, por nëse nuk bën asgjë, nuk merr përfitime. Me këtë i jep një mesazh edhe Rusisë. Duhet të na fusni në shtëpi dhe më pas të na “dënoni”, të na “mbyllni në banjo”. Përndryshe të qëndrojmë në lagje. Kjo nuk ka të bëjë me ne, sepse ne do të jemi gjithnjë pas derës për tu lutur të hyjmë.

Etiketa: Edi RamaemigranteGiorgia MeloniItali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

15:46 : 03/11/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Rama u prit me protesta edhe në Bruksel: Burg, burg!

15:29 : 03/11/2026
AKTUALITET

“Të luftojnë krimin e organizuar”/ Habit Rama: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE

14:51 : 03/11/2026
AKTUALITET

Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm

14:01 : 03/11/2026
AKTUALITET

Gazetarja i kujton dhunën në protestë, Rama revoltohet gjatë samitit në Bruksel: Po më provokon ti tani?!

13:47 : 03/11/2026
AKTUALITET

Protesta kundër qeverisë, studentët mesazhe me pankarta: Nuk na solli Rusia apo Veliaj, na thirri Shqipëria!

12:08 : 03/11/2026

TË GJITHA

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do vazhdojë për sa kohë është “motra ime”

16:41 : 03/11/2026

Panik në qiellin e Europës, 5 avionë nën kërcënimin e bombave

16:29 : 03/11/2026

Përplasen dy automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një prej drejtuesve

16:23 : 03/11/2026

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor

16:17 : 03/11/2026

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

16:08 : 03/11/2026

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

16:01 : 03/11/2026

Tensione në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron disa prej tyre

15:49 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com