Përplasja politike Rama-Veliaj pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës drejt paraburgimit të Fierit, përfundoi edhe në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përmes një letre me shkrim dore, drejtuar trupit gjykues, Erion Veliaj vinte në dijeni gjykatën e Posaçme dhe deklaronte se urdhri për transferimin nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit ishte nga Rama duke e konsideruar të paligjshëm. I pari i Tiranës kërkonte hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur nga gjykata.