Vazhdon protesta për Arlindën, qytetarët kërkojnë llogari nga shteti tash e një javë

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj po vazhdon edhe sot në Prishtinë, për të shtatën ditë radhazi, me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.

Gazetarja e Dukagjinit, Blerta Zuka, bëri të ditur se protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe pranë institucioneve tjera sikur çdo natë tjetër, njofton Dukagjini.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Kujtojmë se protesta dhe marshime në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn janë mbajtur edhe në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika