Autor i vetëm në vjedhjen e dy bankave në Tiran - Kush është i riu që grabiti me 1 skuter dhe 1 pistoletë

Autor i vetëm në vjedhjen e dy bankave në Tiran - Kush është i riu që grabiti me 1 skuter dhe 1 pistoletë

17:02, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno - Syri.Net

Grabitja me armë e filialit të “Raiffaisen Bank”, në zonën e kompleksit “Kika” në Tiranë, ka ngritur dyshime të forta për anëtarët e grupit hetimor se në këtë ngjarje, mund të kemi të njëjtin autor që grabiti në 2 Qershor 2026 filialin e “OTP Bank”.

Mënyra e realizimit të grabitjes së djeshme të “Raiffaizen Bank” ka ngjashmëri të njëjtë me atë të atë që ndodhi me “OTP Bank”.

Sipas hetuesve të dy grabitjet kanë ndodhur në datën 2. Më 2 qershor 2026 një person i maskuar ka mundur të hyjë shumë shpejt në ambientet e bankës “OTP Bank”, dhe pasi ka vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë monetare, është larguar nga zona ku nodhej banka përmes një monopatine elektrike.

E njëjta silueta është shfaqur dhe ditën e djeshme në ambientet e “Raiffaisen Bank”, ku një person i maskuar përmes kërcënimit me armë që në dukje shihet si pistoletë ka hyrë në ambjentet e brendshme të bankës, duke arritur të vjedhë një sasi monetare nga arka.

Ai ka përdorur të njëjtën skemë si ajo që ndodhi me rastin e “OTP Bank”, duke u larguar shumë qetësisht përmes një monopatine elektronike.

Në të dyja këto raste grabitjesh, deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria e Tiranës ende nuk ka munduar ta identifikojë këtë individ që vjedh bankat i vetëm, duke përdorur vetëm një monopatinë dhe një pistoletë që ende nuk është qartësuar nëse është armë lodër apo realisht armë zjarri, pasi autori nuk ka bërë asnjë shkrepje.

Hetimet e policisë kriminale janë përqëndruar në disa drejtime të ndryshme me shpresën e identifikimit të autorit të këtij krimi të rëndë, që parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco