• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania planifikon të kufizojë lejet e punës për shqiptarët dhe rajonin

18:01 : 03/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, Lajmet e Dites

Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e përgjysmimit të kuotës vjetore për miratimin e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, nga 50 mijë në 25 mijë, duke filluar nga 1 janari 2027. Propozimi ka hasur kundërshtimin e sektorit të ndërtimit, i cili paralajmëron se kufizimi do të rëndojë mungesën e fuqisë punëtore, ku një pjesë të rëndësishme zënë edhe punëtorët shqiptarë.

Sipas gazetës gjermane “Allgemeine Bauzeitung”, projekt-rregullorja e Ministrisë Federale të Punës parashikon që Agjencia Federale e Punësimit të japë vetëm 25 mijë miratime fillestare në vit, në vend të kuotës aktuale prej 50 mijë. Propozimi pritet të shqyrtohet nga qeveria federale më 4 nëntor.

Kundër kësaj nisme ka dalë Shoqata Qendrore Gjermane e Ndërtimit (ZDB), e cila vlerëson se përgjysmimi i kuotës mund t’i kushtojë sektorit rreth 9 mijë punëtorë. Sipas organizatës, rreth 35 për qind e vizave të lëshuara përmes Rregullores së Ballkanit Perëndimor përfundojnë te kompanitë e ndërtimit.

Kreu i ZDB-së, Felix Pakleppa, i ka bërë thirrje qeverisë të mos e miratojë shkurtimin, duke argumentuar se sektori varet ndjeshëm nga punonjësit e huaj. Sipas tij, çdo i shtati punonjës në ndërtim ka pasaportë të huaj dhe kufizimi i ardhjes së punëtorëve do të vështirësonte realizimin e projekteve për ndërtimin e banesave, rinovimin e urave dhe zgjerimin e rrjeteve energjetike.

Rregullorja e njohur si “Westbalkanregelung” u mundëson qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në Gjermani me procedura të lehtësuara, nëse kanë një ofertë konkrete pune. Skema përfshin edhe persona që nuk kanë një kualifikim profesional të njohur në Gjermani.

Lexo edhe:

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46!

Sipas të dhënave të cituara nga organizata e ndërtimit, 98 për qind e personave që kanë hyrë në tregun gjerman të punës përmes kësaj rregulloreje janë të punësuar.

Për këtë arsye, ZDB kërkon që qeveria të heqë dorë nga përgjysmimi i kuotës dhe të përqendrohet në përmirësimin e procedurave, përmes përshpejtimit dhe digjitalizimit të tyre. Organizata shpreh shqetësimin se mekanizmat e rinj të paralajmëruar për lehtësimin e migrimit të fuqisë punëtore ende nuk janë vënë në funksion.

Nëse propozimi miratohet, ai pritet të prekë drejtpërdrejt edhe qytetarët shqiptarë dhe kosovarë, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për punësim në Gjermani.

Etiketa: Gjermanileje punepunesimShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:20 : 03/11/2026
AKTUALITET

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46!

13:39 : 02/11/2026
BOTA

Protestat e brezit Z përhapen në Europë / Gjermania përfshihet nga trazirat

09:54 : 01/11/2026
AKTUALITET

AFP pasqyron protestën në Tiranë: Përplasjet me policinë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës

22:21 : 31/10/2026
AKTUALITET

Të dënuar me 15 vite burg në Gjermani, kapen në Morinë dy shtetasit kosovarë

10:38 : 31/10/2026
AKTUALITET

“Borxhi i drogës” prej 7 mijë eurosh, shqiptari dhe 10 të tjerë në gjyq në Francë për rrëmbimin e 3 të miturve

19:31 : 29/10/2026

TË GJITHA

Gjermania planifikon të kufizojë lejet e punës për shqiptarët dhe rajonin

18:01 : 03/11/2026

Mos e jepni kudo adresën tuaj të emailit! Rreziku që mund t’ju kushtojë të dhënat personale

17:46 : 03/11/2026

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

17:38 : 03/11/2026

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

17:27 : 03/11/2026

Psikologët: Chatbot-et me inteligjencë artificiale po dëmtojnë shëndetin mendor

17:18 : 03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Si do të shpallen rezultatet dhe kur pritet të mësohen fituesit?

16:59 : 03/11/2026

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

16:57 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com