E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Trump tha se do t’i ndërpresë ndihmën Izraelit, lideri i opozitës: Kjo tregon se Netanjahu duhet të largohet

Kreu i opozitës izraelite, Gadi Ajzenkot, deklaroi se njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Izraelin tregon se kryeministri Benjamin Netanjahu duhet të largohet nga pushteti.

“Fakti që strukturat e mbrojtjes izraelite mësuan për këtë ndryshim në marrëdhënien tonë strategjike nga mediat, njësoj si qytetarët izraelitë, tregon se sa e rrezikshme është mënyra se si Benjamin Netanjahu po e menaxhon situatën. Nuk mund t’i besojmë më dhe ai duhet të zëvendësohet”, deklaroi Ajzenkot në një postim në rrjetin social X.

“Edhe një herë, kryeministri i Izraelit nuk është në gjendje t’i shohë qytetarët izraelitë në sy dhe t’u thotë të vërtetën. Netanjahu duhet t’u japë përgjigje qytetarëve izraelitë sonte”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Ajzenkot:

Reklamë

“Marrëdhënia e veçantë e Izraelit me Shtetet e Bashkuara është një element thelbësor i sigurisë kombëtare të vendit.

Fakti që strukturat e sigurisë, së bashku me qytetarët izraelitë, mësojnë për një ndryshim në kuadrin e marrëdhënieve strategjike përmes mediave, tregon se sa shumë sjellja e Benjamin Netanjahut përbën një rrezik real. Nuk mund të mbështetemi më tek ai dhe duhet ta zëvendësojmë.

Edhe një herë, kryeministri i Izraelit nuk është në gjendje t’i shohë qytetarët izraelitë në sy dhe t’u thotë të vërtetën. Netanjahu duhet t’u japë përgjigje qytetarëve izraelitë sonte”.

Më herët, presidenti amerikan deklaroi në një intervistë për Fox Neës se do të ndërpresë në fund të këtij viti ndihmën vjetore për sigurinë ndaj Izraelit, në vlerën 3.8 miliardë dollarë. Kjo ndihmë ishte parashikuar të vijonte deri në vitin 2028.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.