Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

3 Nëntor 2026 | 21:02

Në SHBA, çdo shtet është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe ka rregullat e veta për numërimin dhe përpunimin e votave.

Disa shtete i përpunojnë votat e hedhura para ditës së zgjedhjeve, ndërsa të tjera e nisin këtë proces vetëm pasi të mbyllen qendrat e votimit.

Zyrtarët lokalë zgjedhorë verifikojnë, përpunojnë dhe numërojnë fletët individuale të votimit, në një proces të njohur si certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Shumica e shteteve kërkojnë një auditim formal pas zgjedhjeve, i cili përfshin numërimin manual të një pjese të fletëve të votimit dhe krahasimin e tyre me totalet e regjistruara nga makineritë. Megjithatë, rregullat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin.

Të gjitha shtetet dhe njësitë vendore kanë rregulla të rrepta që përcaktojnë se kush mund të marrë pjesë në procesin zgjedhor, rendin në të cilin përpunohen votat dhe cilat pjesë të procesit janë të hapura për publikun.

Garat e ngushta mund të shkaktojnë vonesa në numërimin e votave dhe të krijojnë mundësinë e rinumërimeve apo sfidave ligjore.

Kur priten rezultatet?

Rezultatet e para pritet të fillojnë të publikohen pas orës 18:00 sipas orës lokale në bregun lindor të SHBA-së, që përkon me orën 23:00 në Shqipëri. Të dhëna paraprake mund të dalin ndërsa qendrat e votimit mbyllen në orët në vijim. Ndërkohë, disa gara mund të shpallen nga mediat amerikane, por në garat e ngushta parashikimet mund të kërkojnë më shumë kohë.

Koha e shpalljes së rezultatit të përgjithshëm do të varet nga diferencat mes kandidatëve dhe nga garat që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

Në vitin 2022, republikanët dhe demokratët vijonin të ishin në një garë të ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan edhe më 9 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara tradicionalisht shihen si një lloj “referendumi” për performancën e presidentit dhe të partisë në pushtet. Historia...
21:25 | 03/11/2026

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Dy vjet më parë, Trump fitoi Lubbock, Teksas, me 70% të votave. Është pothuajse aq konservatore sa mund të jetë. Qyteti me pluhur i fushave...
20:33 | 03/11/2026

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

 Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të martën se shërbimet sekrete komuniste ishin përpjekur ta rekrutonin si informator ndërsa kryente shërbimin ushtarak, por ai refuzoi...
20:11 | 03/11/2026