Skip to content
3 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Edhe Rama, edhe Veliaj flasin nga burgu”, Marjana Koçeku: Por njëri është brenda dhe tjetri jashtë…

ShkodraWeb 3 November, 2026
marjana-koceku

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Koçeku e cilësoi situatën si një luftë mes dy figurave të së njëjtës forcë politike, duke u shprehur se nuk duhet të ketë ndërhyrje për të shpëtuar asnjërën palë.

“Situata është e qartë, të dy flasin nga burgu, por njëri është brenda dhe tjetri jashtë burgut. Ka një luftë mes tyre dhe mendoj se duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin. Nuk kemi pse shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që kanë nisur dhe që nuk ka shenja të kthehet pas”, u shpreh ajo.

Sipas Koçekut, përplasjet dhe ndarjet brenda Partisë Socialiste ishin të pritshme dhe zhvillimet e fundit mund të shkaktojnë një efekt zinxhir, duke sjellë skizma të tjera në radhët e kësaj force politike.

“Ishte e pashmangshme që do të kishte skizma të tilla politike. Një e tillë ishte në PS edhe kur u largova unë dhe pritet të ketë një ‘butterfly effect’ në vijim. Kjo që ndodhi pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera në PS”, deklaroi Koçeku.

Ajo parashikoi se zhvillimet mund të çojnë në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë përfundim edhe me kërkesën e protestuesve.

“Finalja besoj është ajo që po kërkojnë edhe protestuesit, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk mendoj se është çështje dëshire, por është e qartë. Rama nuk është politikani që pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti, por situata do të vijë e tillë sa nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Koçeku foli edhe për vendimin e saj për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar si deputete e pavarur, duke sqaruar se shkëputja nga anëtarët e grupit ishte një zgjedhje personale.

“Që kur kam vendosur të largohem nga grupi i PS-së dhe të jem deputete e pavarur, ka qenë vendim imi personal që të shkëpus marrëdhëniet me anëtarë të grupit të PS-së. Nuk kam qenë shumë fanse e miqësisë në politikë, sepse nuk besoj fort te ajo, por ka qenë edhe një kohë e shkurtër kur kam qenë pjesë për të krijuar diçka”, u shpreh Koçeku. /BW/

Post navigation

Previous: “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila

TË FUNDIT

elsa lila sajmir visha 2026

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila

ShkodraWeb 3 November, 2026
saimir vishaj

E TRISHTË – Ishte në intubim tek Spitali i Traumës, ndërron jetë avokati i njohur shqiptar…

ShkodraWeb 3 November, 2026
zgjedhe midterm usa 2026

Rezultatet do të përcaktojnë pjesën e mbetur të Presidencës së Trump, hapen qendrat e votimit në SHBA

ShkodraWeb 3 November, 2026

TË FUNDIT

  • “Edhe Rama, edhe Veliaj flasin nga burgu”, Marjana Koçeku: Por njëri është brenda dhe tjetri jashtë… 3 November, 2026
  • “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila 3 November, 2026
  • E TRISHTË – Ishte në intubim tek Spitali i Traumës, ndërron jetë avokati i njohur shqiptar… 3 November, 2026
  • Rezultatet do të përcaktojnë pjesën e mbetur të Presidencës së Trump, hapen qendrat e votimit në SHBA 3 November, 2026
  • DEKRIPTIM – Asgjë nuk është ashtu siç shihet “lehtë”, vëllazëria Veliaj- Rama nuk shembet kollaj… 3 November, 2026
  • “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”, pas 8 viteve modelja shkodrane Angela Martini i jep fund martesës… 3 November, 2026
  • E TRISHTË – Përplasja me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife në Spanjë 3 November, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë… 3 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 3 nëntor 2026… 3 November, 2026
  • “Nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike”, Arbër Hajdari reagon pasi i doli emri nga Erion Veliaj… 2 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

marjana-koceku

“Edhe Rama, edhe Veliaj flasin nga burgu”, Marjana Koçeku: Por njëri është brenda dhe tjetri jashtë…

ShkodraWeb 3 November, 2026
elsa lila sajmir visha 2026

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!”, ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, reagon Elsa Lila

ShkodraWeb 3 November, 2026
saimir vishaj

E TRISHTË – Ishte në intubim tek Spitali i Traumës, ndërron jetë avokati i njohur shqiptar…

ShkodraWeb 3 November, 2026
zgjedhe midterm usa 2026

Rezultatet do të përcaktojnë pjesën e mbetur të Presidencës së Trump, hapen qendrat e votimit në SHBA

ShkodraWeb 3 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.