Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit teksa ishte në detyrë. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte, rreth orës 16:46. Efektivi, me inicialet E.D., ka marrë një plagë në shpatull dhe është transportuar fillimisht në Spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Më pas, efektivi është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar. Ndërkohë, në Bazën Ajrore të Kuçovës kanë mbërritur efektivët e Policisë Ushtarake, të cilët po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi plagosja dhe në çfarë rrethanash u përdor arma e shërbimit.