Trump reagon pas rezultateve të para të zgjedhjeve të mesmandatit

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve republikanë që presin në radhë për të votuar që të mos largohen nga qendrat e votimit, edhe nëse ato mbyllen para se t’u vijë radha.
“Përshëndetje, republikanë. Po ecim shumë mirë. Nëse jeni në radhë, qëndroni aty”, ka deklaruar Trump, duke iu drejtuar mbështetësve të tij gjatë ditës së zgjedhjeve.
Sipas rregullave zgjedhore në shtetet amerikane, votuesit që ndodhen në radhë në momentin e mbylljes së qendrave kanë të drejtë të votojnë edhe pas orarit zyrtar, kur u vjen radha.
Kjo u mundëson atyre që kanë pritur gjatë të ushtrojnë të drejtën e votës.
Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të dalin fitues në zgjedhje.
“Do të fitojmë bindshëm”, ka deklaruar ai, pa dhënë detaje të tjera lidhur me rezultatet apo garat specifike. /Telegrafi/










































