
Republikanët në SHBA kanë humbur më thellë se parashikimet e sondazheve para zgjedhjeve të mesmandatit “Midterm 2026”. Presidenti Donald Trump, humb kështu mbështetjen në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, që së bashku, përbëjnë Kongresin e SHBA- ve.
Nga ana e tij, Trump ka përcjellë urimet e tij për demokratët. “Mezi pres të punojmë së bashku për të mirën e vendit tonë”, ka thënë në një intervistë për CBS. Në një tjetër bisedë telefonike me “Politico”, Trump se “nuk dëshiron të qeverisë 2 vite duke vënë veton për çdo gjë”.
Demokratët kanë shënuar fitore historike, si ajo e Iowa dhe Teksas, ku në këtë të fundit, nuk fitonin nga viti 1988. Në Dhomën e Përfaqësuesve demokratët kanë siguruar 223 vende deri tani, ndërsa projeksioni është 245, ku mazhoranca është 218 vende. Në Senat, deri tani, kanë siguruar zyrtarisht 7 vende më shumë se përpara, duke siguruar edhe shumicën e nevojshme.
Dy vitet e fundit të mandatit të Trump, pritet të jenë një bashkëjetesë jo e lehtë politike me demokratët. Ndërkohë, presidenti i SHBA- së ka lëshuar edhe batutën e radhsë. “Nëse emri im do të ishte në fletëvotimi, fitorja do të ishte e thellë”, ka thënë ai.




