Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, të përveshim mëngët

4 Nëntor 2026 | 08:06

Votuesit amerikanë dërguan një “mesazh të qartë “, tha ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, por ai tha se demokratët tani duhet ” të përveshin mëngët”.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, tha ish-presidenti, i cili në javët e fundit ka marrë pjesë në disa tubime fushate në mbështetje të kandidatëve demokratë.

“Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që kandiduan në çdo rajon të vendit, madje edhe në zona që dikur konsideroheshin kauza të humbura. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe angazhimi për t’i vënë qytetarët e rajoneve dhe shteteve të tyre në radhë të pare”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për zyrtarët zgjedhorë dhe vullnetarët .

“Edhe pse kjo qeveri ka ende dy vjet në pushtet, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime aty ku mundemi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Vladimir Uglev, shkencëtari i përfshirë në zhvillimin e agjentit nervor Novichok

Vladimir Uglev, një nga shkencëtarët e përfshirë në zhvillimin e familjes së agjentëve nervorë Novichok, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi është bërë i...
12:40 | 04/11/2026

Qeveria britanike përjashton kthimin e përhershëm të skulpturave të Partenonit në Greqi

Qeveria britanike nuk ka plane për të ndryshuar ligjin për të lejuar kthimin e përhershëm të skulpturave të Partenonit në Greqi, tha një ministër në...
12:08 | 04/11/2026

Ari rritet me më shumë se 2% pas zgjedhjeve në SHBA, kalon 4 000 dollarë

Çmimet e metaleve të çmuara u rritën ndjeshëm të mërkurën, me arin që tejkaloi 4,000 dollarë për ons dhe argjendin që fitoi rreth 4% ,...
11:59 | 04/11/2026