Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 04:30 në lagjen nr. 13, në rrugën dytësore në Durrës.
Sipas policisë, 39-vjeçari G. Gj., banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, sqarimin e rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.













