Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për “Sky Sport” pas fitores 3-2 ndaj Romës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës së Champions League.
Penalltia a ishte një moment vendimtar?
E dija që kisha një përgjegjësi të madhe. Mund të ndryshonte ndeshjen dhe kishim nevojë për gol. Pata fat që Cristante hyri shumë herët në zonë. Te penalltia e dytë zgjodha një cep dhe godita me sa forcë kisha mundësi.
Çfarë do të thotë kjo fitore për ty dhe skuadrën?
Është vërtet shumë e rëndësishme. Po kalojmë një periudhë kur gjërat nuk po shkojnë siç dëshirojmë. Është një moment i vështirë, nga i cili duam të dalim, dhe shpresoj që kjo fitore të na japë besimin për të bërë më shumë në ndeshjet e ardhshme. Cilësia nuk na mungon. Kemi lojtarët e sezonit të kaluar dhe kemi shtuar edhe të tjerë me vlera. Duhet të arrijmë më shumë rezultate pozitive dhe të luajmë me besim.







