Foto Ilustruese
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në qytetin e Lezhës. Policia, në njoftimin zyrtar, thotë se lënda plasëse dyshohet se i është vendosur një automjeti, në pronësi të shtetastit A.N.
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”
Njoftimi
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net