Luis Enrique: Një ndeshje e jashtëzakonshme, 4 gola në 20 minutat e para e bënë të thjeshtë punën tonë

4 Nëntor 2026
8:53
Telesport
back button

PSG arriti një fitore fantastike të martën në Champions League, duke fituar 6-0 në fushën e Villareal. “Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Këto janë ndeshje të ndërlikuara, ku nëse e nisni keq dhe pësoni disa gola, rrjedha e lojës mund të ndryshojë krejtësisht”, tha trajneri Luis Enrique.

Edhe pse me mungesa të shumta, PSG tregoi superioritet në lojë: “E nisëm ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer. Ushtruam presion shumë të mirë, rifituam zotërimin e topit dhe shënuam tre gola. Jam shumë i kënaqur me atë që pashë në fushë. Si gjithmonë, falë mbështetësve tanë, u ndjemë si në shtëpi”.

Më tj, trajneri spanjoll komentoi: “Po ecim më mirë se vitet e fundit. Të gjithë e dinë se si përfunduan sezonet e kaluara, pavarësisht disa rezultateve të vështira në fillim”.

“Duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë ndeshje, të përpiqemi të përmirësohemi dhe t’u tregojmë të gjithëve se jemi vërtet një skuadër e aftë për t’i kapërcyer problemet. Duhet të qëndrojmë të përqendruar, si gjithmonë”, tha Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit