‘Kuptuam disa gjëra dhe i zbatuam në fushë. Gjithnjë flasim për të korrigjuar gabimet, kuptuam se çfarë nuk po shkonte mirë’-kështu u shpreh trajneri i Interit, Cristian Chivu pas ndeshjes me Feyenoordin.

Pas ditësh të komplikuara, zikaltrit tani mund të buzëqeshin sepse kanë ngritur kokë dhe kanë hyrë sërish në garë për një vend në tetëshen më të mirë të Ligës së Kampioneve.

Fitorja e Interit ndaj Feyenoordit në Rotterdam vjen pas një paraqitjeje bindëse në fushën e lojës. 

‘Bëmë mirë në organizimin e lojës dhe intesitet në një fushë të vështirë-tha Chivu-është vazhdimësia ajo që sjell rezultate, besim dhe vetëbesim. Është një ndeshje që na jep shumë përsa i përket vetëdijes. Ndonjëherë futbolli të çon në rrugë të çuditshme, duhet ta pranosh dhe të reagosh’.

Trajneri rumun më pas foli për vlerat e Interit dhe se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për vlerën e skuadrës.

‘Bota Inter, klubi, pronarët, të gjithë jemi të vetëdijshëm për vlerën e këtij grupi-tha Chivu-prej vitesh kërkojmë që të çojmë këtë skuadër në nivelet më të larta, nuk kemi pasur kurrë dyshime. Kam parë një dëshirë të çmendur, atë uri për të qëndruar  edhe poshte në bllok. Nuk kemi nevojë të vërtetojmë asgjë, nuk mund të fshihet gjithçka për një ndeshje’.

Top Channel