E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sezon fantastik për Cristian Shpendin, sulmuesi shqiptar vendos rekorde në Itali

Cristian Shpendi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Cesena-s, duke u kthyer në një nga protagonistët kryesorë të skuadrës. Shifrat flasin vetë: sulmuesi italo-shqiptar ka realizuar 8 gola në 11 ndeshje, duke qenë autor i 72.7% të golave të shënuar nga skuadra romanjole. Një statistikë që e rendit në vendin e parë mes futbollistëve të tre kategorive profesioniste të futbollit italian.

Sipas të dhënave të publikuara nga Corriere Romagna, Shpendi lë pas Antonio Di Nardon e Juve Stabias, me 63.8% të golave të skuadrës, si dhe Gustavo Varelan e Monzas, i cili ka realizuar 9 gola në 17 paraqitje, por përfaqëson 59% të golave të ekipit të tij.

Për sulmuesin 23-vjeçar ky është starti më i mirë në karrierë sa i përket vazhdimësisë së golave në kampionat. Tashmë objektivi i radhës është të thyejë rekordin personal të golave në fazën e parë të sezonit. Shpendi ka arritur më parë kuotën e 10 golave në gjysmën e parë të kampionatit, si në Serie C me trajnerin Toscano, ashtu edhe në sezonin e tij të parë në Serie B nën drejtimin e Mignanit. Për të barazuar këtë shifër, shqiptarit i duhen edhe tre gola.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.