Vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave

4 Nëntor 2026 | 10:24

Një 18-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në qytetin e Lezhës, pasi u kap duke shitur doza të lëndëve narkotike pranë shkollave.

Sipas njoftimit të policisë, K. P., 18 vjeç, gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për...
09:00 | 04/11/2026

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. Përmes një...
08:57 | 04/11/2026

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 04:30, në Durrës, në lagjen nr. 13. Sipas njoftimit...
08:14 | 04/11/2026